Vendbanimi antik i Mezhgoranit
Ky vendbanimi është identifikuar e dokumentuar gjatë vitit 2015 dhe ndodhet në kreshtën e malit të Shëndëlliut. Nisur nga teknika e përdorur në ndërtimin e strukturave të murit dhe materiali arkeologjik sipërfaqësor, mendohet të jetë ndërtuar në shek. III – II p.e.s dhe vazhdon deri në Antikitetin e Vonë. Është vendbanim i fortifikuar, ndërthurur me një mbrojtje të fortë natyrore. Gjurmë të dallueshme janë dy kulla, një segment muri, gjurmë muresh dhe fragmente qeramike.