Vendbanimi Luadh, Dukaj

Zona ku është identifikuar vendbanimi arkeologjik ndodhet pranë fshatit Dukaj (Tepelenë), i cili nga banorët vendës quhet “Luadh”. Në këtë vend janë identifikuar dy struktura muri antik dhe material arkeologik. Gurët e mureve janë të papunuar, nuk lidhen me llaç dhe kanë përmasa të mëdha në formë kuadratike dhe drejtëkëndore. Ndërkohë, materiali arkeologjik përbëhet kryesisht nga forma enësh të mëdha si dhe bie në sy është gjetja me shumicë e pitosave dhe tjegullave të fragmentuara.