Rreth Projektit

Projekti Cult2Routes ka si qëllim parësor përmirësimin e objekteve turistike dhe kulturore në bashkitë pjesëmarrëse duke zhvilluar shtigjet turistike natyrore dhe kulturore me tabela të përshtatshme, panele informacioni dhe harta adekuate me i-tools dhe një udhëzues të plotë të shtigjeve në zonat e interesit. Për më tepër, projekti përpiqet t’i japë një kuptim të ri përvojës së ecjes duke e furnizuar alpinistin dhe vizitorin me informacione për vendet kulturore dhe natyrore përgjatë rrugës së tij, duke ofruar informacion të përshtatshëm për itinerarin, pajisjet dhe veshjet e nevojshme, motin. Vizitorët do të ketë mundësinë të ngarkojnë komente ose foto të shtegut, duke ofruar sugjerime të dobishme për vizitorët e ardhshëm.

 

Çfarë bëjmë ne

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shtigjeve kulturore të cilat do të bashkojnë kënaqësinë e ecjes me pasionin për kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Vizitori mund të ndjek shtegun kulturorë duke pasur si busull smartfonin e tij, duke ofruar informacion analitik për monumentet kulturore përgjatë shtegut por edhe për trashëgiminë kulturore të zonës, me ngjarjet, traditat, shijet. Në fund të shtegut, një ndërtesë e vogël prej druri mirëpret alpinistin me një paraqitje të itinerarit të shtegut në shkallë të vogël, duke përcaktuar me saktësi pamjet më të rëndësishme.

Alpinistët do të ketë mundësinë të informohet me katalogët turistikë dhe vizitat turistike por edhe të mësojë për florën dhe faunën e zonës. Bashkitë e synuara kanë trashëgimi të pasur kulturore dhe peizazhe të bukura të cilat në shumicën e rasteve mbeten të pashfrytëzuara pa tabela adekuate dhe informacion të disponueshëm në anglisht për turistët dhe alpinistët. Sfida është që të pasuritë natyrore dhe kulturore të bashkive pjesëmarrëse të vihen në dukje dhe të bëhen gjerësisht të njohura.

Qëllimi përfundimtar i projektit është përmirësimi i produktit turistik të të dy zonave të synuara në mënyrë që të rrisë qëndrimet e vizitorëve në zonë, si dhe rritjen e të ardhurave dhe përfitimeve të kompanive të turizmit dhe të komuniteteve lokale në përgjithësi. Kjo do të shërbejë si një pengesë për ikjen e vazhdueshme të të rinjve që lënë rrënjët e tyre për shkak të mungesës së vendeve të reja të punës dhe perspektivave për jetën e tyre.

Zbatimi i projektit Cult2Routes do të promovoi shtigjet kulturore, si dhe mjedisin e mrekullueshëm natyror, duke ofruar informacion të plotë për vizitorët jo vetëm për shtigjet, por informacion për shërbimet turistike, aktivitetet alternative, natyrën, etj. Punime rehabilitimi në përmasa të vogla do të zhvillohen në asete të veçanta kulturore në bashkitë Tepelene dhe Nestorio për të ruajtur pasuritë kulturore që janë dëshmi e vërtetë e historisë dhe traditave në zonën dhe më gjerë. Cult2Routes ndjek një qasje holistike për nxjerrjen në pah dhe promovimin e aseteve natyrore dhe kulturore dhe shfrytëzimin e përvojës turistike të vizitorëve.

Përmbledhje e projektit

Titulli Zhvillimi i turizmit kulturor duke zbuluar shtigje malore dhe destinacione kulturore në zonën ndërkufitare
Akronimi Cult2Routes
Prioritet (d):  Nxitja e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore
Objektivi 2.1:  Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare.
Buxheti 700.000 EUR
Kohëzgjatja 24 muaj
Partneret e projektit LB        Bashkia e Nestarios – Greqi

PP2      Komiteti i Kërkimit – Universiteti i Maqedonisë Perëndimore             –  Greqi

PP3      Instituti i Kërkimeve Urbane – Shqipëri

PP4      Bashkia Tepelenë –  Shqipëri

Titulli
Zhvillimi i turizmit kulturor duke zbuluar shtigje malore dhe destinacione kulturore në zonën ndërkufitare
Akronimi
Cult2Routes
Prioritet
Nxitja e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore
Objektivi
Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare.
Buxheti
700.000 EUR
Kohëzgjatja
24 muaj
Google Logo

Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së vendeve para-Aderimit (IPA II). Kjo platformë IT është prodhuar me ndihmën financiare të Programit Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-20

Ninendo Logo
Reddit Logo

Partneret e projektit

Ninendo Logo
Youtube Logo