Nëpërmjet këtij portali mund të gjeni të gjitha informacionet mbi turizmin në zonën e Tepelenës, rrugët e ecjes dhe alpinizmit, informacion të detajuar për florën dhe faunën, historinë dhe kulturën, monumentet dhe natyrën. Portali paraqet malet madhështore dhe misterioze të Tepelenës dhe i sugjeron vizitorit ta zbulojë atë.

Karakteristikat e Tepelenës

Bashkia Tepelenë kufizohet në veri me bashkinë Memaliaj, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Gjirokastër dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Tepelenës. Në përbërje të kësaj bashkie ndodhen 4 njësi administrative: Tepelenë, Qendër Tepelenë, Lopës dhe Kurvelesh. Tepelena ka një popullsi prej 8,949 banorësh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 431.24 km2 me një densitet prej 12.1 banorë/km2.

Multimedia

Shiko detajet rreth shtigjeve të Tepelenës

Informacion
Per Vizitoret

Eksploroni Tepelenën me një sërë shtigjesh, ku do të zbuloni një peisazh të egër, të thyer dhe male të mrekullueshme. Ka disa shtigje që do t'ju lejojnë të eksploroni vendet më të bukura në rajon, duke përfshirë por pa u kufizuar me shtigje historike, të përdorur për herë të parë mijëra vjet më parë. Në këtë hapësirëmund të gjeni përshkrime dhe informacione bazë rreth shtigjeve individuale të ecjes, së bashku me një hartë interaktive. Dhe para se të shkoni, lexoni disa masa paraprake të sigurisë!