Ura e Ali Pashës
Kjo urë antike-mesjetare ndodhet poshtë kalasë së Tepelenës mbi lumen Vjosë dhe njihet ndryshe si Ura e Beçishtit. Kjo urë ka gjurmë të periudhës romake, gjysmës së parë të shek. të 1, para Krishtit. Gjatë kohës mesjetare ajo u rindërtua mbi bazat e urës romake. Më pas u restaurua nga Ali Pashë Tepelena, në shek. e XVII pas Krishtit. Ura është 260 m e gjatë.