Uji i Ftohtë

Është një zonë turistike e cila ndodhet në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër dhe e ka marrë këtë emër pasi zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore të dushkut dhe shkurre, po në pjesën dërrmuese pylli përbëhet nga rrepë shekullorë.