Ura Metalike e Dragotit
Monument Kulture Kat. II, Turizmi i Kulturës, fshati Dragot , Njësia Administrative Qendër
Ura Metalike ndodhet mbi lumin Vjosë në kthesën e fshatit Dragot. Kjo Urë është projektuar dhe ndërtuar nga studentët e inxhinierisë italiane në vitin 1936. Në të dy anët e lumit ura është e mbështetur në një platformë të betonizuar. Është Urë e varur me kapriata metalike në formë harku. Ka përmasa: 114 m gjatësi dhe 8 m gjerësi. Rruga ka gjerësi 5 m. Ndërsa parapetet janë nga 1.50 m të gjera dhe janë konstruksion metalik. Ura e Dragotit, është një nga urat më të bukura në Shqipëri. Ajo është ndërtuar në vitin 1936, mbi lumin Vjosa, lumin me të egër ne Europe. Është një teknologji e rrallë inxhinierike, e cila i ka rezistuar kohës mbi 80 vjet.
Ura e Dragotit është renditur si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë dhe është një nga urat më të bukura në Shqipëri. Është ndërtuar në vitin 1936 nga një kompani italiane si dhe kompania vendase e Gjirokastrës “Selfo”. Ura e Dragotit ndodhet në lumin Vjosë, lumi më i egër në Evropë. Ura lidh malin e Golikut dhe rajonin e Lunxherisë me malin e Shëndërllisë dhe pamja është spektakolare. Përveç bukurisë së saj arkitekturore, ajo është një nga urat më funksionale që lidh Shqipërinë juglindore (Korçë, Kolonjë, Përmet), me pjesën jugore të Shqipërisë (Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë). Kjo është një urë absolutisht e rëndësishme, sepse nuk ka alternativë tjetër për të lidhur këto pjesë të Shqipërisë.
Urë është e ndërtuar me konstruksione hekuri, pa strukturë këmbësh mbi lumë; ka rezistuar për shumë dekada, më shumë se 80 vjet. Dikur kishte një mbajtëse druri që u zëvendësua në vitin 1990 me asfalt për të lehtësuar tranportin.
Rreth urës të Dragotit ndodhen fshatrat Beçisht (vendlindja e Ali Pashë Tepelenës), fshati Lekli, vendlindja e këshilltarit më besnik të Ali Pashë – Thanas Vajës) ku mund të vizitohen rrënojat e lashta të Kalasë së Leklit, që i përkasin shekullit III para Krishtit; rrënojat e Manastirit Ortodoks Kodra si dhe Gryka e Mezhgoranit, ku humbi jetën heroi shqiptar Asim Zeneli në një betejë më 2 korrik 1943 për çlirimin e vendit kundër trupave fashiste italiane.
Në të dy anët e urës ka restorante dhe bujtina të cilat ofrojnë ushqim shumë të mirë dhe menu tradicionale.