KALAJA E ALI PASHE TEPELENËS

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës është listuar si monument kulturor i kategorisë së parë në 1963 dhe ndodhet në veri të qytetit Tepelenë, Bashkia Tepelenë. Pozicioni gjeografik është përdorur për të mbrojtur kështjellën. Sipas burimeve historike, ndërtimi i kalasë është mbikëqyrur nga vetë Ali Pasha. Kalaja ekzistuese është rindërtuar në 1819 me një sipërfaqe 5.5 ha, me tre hyrje dhe tre kulla. Deri në 1820 është përdorur si rezidenca e dytë e Ali Pashës. Muret e kështjellës janë ndërtuar në bazë të formës natyrale të terrenit dhe nuk kanë formë të rregullt gjeometrike. Përveç 3 kullave poligonale që janë të ngritura në pikat kyçe të mureve për një kontroll më të mirë, te tjerat janë përdorur thjesht si kënde dalje. Kalaja ka tre porta, një nga të cilat ka një mbishkrim: Porta e Vezirit.