Kanionet e Nivicës

Kanionet e Nivicës janë një mrekulli natyrore, zbuluar dhe eksploruar vetëm vitet e fundit nga shumë vizitorë. Ndodhen në afërsi të fshatit Nivicë. Ato janë formuar nga erozioni i Përroit të Nivices, pjesë e atij të Bençës, në shkëmbinj karbonatikë. Kanioni, paraqitet me plot kontraste natyrore, rrëpira, shtrat të shkallëzuar dhe shpella të shumta në faqen e shkëmbit. Ato vizitohen duke marrë rrugën Tepelene-Progonat-Nivicë.