Mulliri i Ali Pashës

Mulliri 200 vjeçar që banorët e njohin si i Ali Pashës, ruan të njëjtat funksione si dikur. Gurët qindravjeçarë të blojës bluajnë misër dhe grurë për të plotësuar nevojat e më shumë se 5,000 banorëve të zonës, ndërsa pjesa e depozitës së ujit në dalje të mullirit i shërben ende larjes së të leshtave të popullsisë së blegtorëve të kësaj zone.