Kalaja Matohasanajt

Kalaja antike e Matohasanajt ndodhet në majën e një kurrizi shkëmbor, i cili ngrihet në qendër të luginës së Sinanajt, midis shtratit të lumit Vjosa dhe malit të Gribës. Kalaja i përket shek. V p.e.s dhe ka gjurmë të vazhdimit të jetës thuajse në çdo periudhë në vijim. Muret e kalasë rrethojnë një sipërfaqe rreth 3 ha, sipërfaqe e përbërë nga radhë tarracash të përshtatshme për banim. Muret rrethuese u përkasin tri periudhave të ndryshme ndërtimi, dy periudhat e para përfaqësojnë periudhën e Antikitetit në këtë qytet, ndërsa periudha e tretë e ndërtimit përfaqëson Antikitetin e vonë.