Këmba e Urës në Ujin e Ftohtë

Pranë ujit të ftohtë, përballë lokaleve, ndodhet një këmbë ure në mesin e rrjedhës së lumit Drino. Këmba e urës është identifikuar në vitin 2006 dhe është vendosur në mbrojtje paraprake në vitin 2007. Mendohet se kemi të bëjmë me një urë ë shek IX–X. Ajo ka formën e trapezit, i vendosur në pozicionin për të thyer valët e lumit. Erozioni i lumit ka ndikuar në spostimin e pozicionit të saj. Gjithashtu mendohet të ketë shërbyer si urë lidhëse midis fshatit Lekël dhe rrëzës, e ndërtuar gjatë kohës së Ali Pashës dhe e shkatërruar më vonë nga vetë banorët gjatë pushtimit në periudhën e luftës së parë botëre.