Kalaja e Nivicës

Ndodhet në majën e një kodre në veri të fshatit Nivicë, e cila nga banorët vendas quhet kodra e kalasë; në tre anë të saj kodra rrethohet nga kanionet e Kurveleshit. Muret e ndërtuara në këtë kala mbulojnë një sipërfaqe rreth 1600 m², e cila nga tre anë është e mbrojtur shumë mirë nga terreni shumë i thyer. Në anën perëndimore të kalasë së Nivicës ndodhet vendi i quajtur Plodë, aty ku është gjetur një statuja prej bronzi i Zeusit e rrufe-hedhës.