Kalaja e qytezës – Dukaj

Kalaja e qytezës ndodhet në kodrën afër fshatit Dukaj, 300m mbi nivelin e detit. Kalaja ka formën e një katërkëndëshi të rregullt që mbulon një sipërfaqe 0.5 ha. Ky qytet i vogël i përket periudhës IV-III, p.e.s. Në pjesën më të madhe të saj është e mbrojtur shumë mirë nga natyra dhe gjithashtu është e fortifikuar mjaft mirë nga mure të fuqishëm në pjesët e hapura natyrore. Kalaja ka qenë e pajisur me tri kulla, muret e të cilave janë mbështetur në shkëmbin e gdhendur me qëllimin për të shmangur rrëshqitjet.