Kisha e Leklit

Lekli ka 7 kisha, por vetëm një e tillë është në gjendje pune sot, ndërsa të tjerat janë plotësisht të rrënuara. Ajo është kisha e Shën Ilias, e cila gjendet në qendër të fshatit Lekël, ndërtuar në kohën e Ali Pashës. Prapa saj gjenden dhe varret e Thanas Vajës (këshilltar i Ali Pashës) dhe Jank Pogës (kryekomandant i artilerisë me 300 kalorës në kohën e Ali Pashës).